Osmani: Përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës do të dështojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për tentim të destabilizimit të Kosovës

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

“Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, teksa ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës.

Ajo ka theksuar se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.

“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”, shtoi ajo.

Po ashtu, presidentja e vendit ka potencuar se Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.

“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtarë”, shkroi Osmani.

Ndryshe, Portali Dukagjini nga burime të sigurta ka siguruar informacion se Osmani dhe kryeministri Albin Kurti së bashku me dy zëvendëskryeminsitrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla janë në takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Jeff Hovenier.

Takimi është duke u zhvilluar ende në presidencë, por nuk dihen arsyet se për çfarë po mbahet ky takim.

Portali Dukagjini ka siguruar informacione nga burime të sigurta por, nuk ka ende asgjë zyrtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika