Osmani pjesë e ligjëratës në akademinë diplomatike të Vjenës, flet për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten do të marrë pjesë në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Siç njofton Presidenca, e para e vendit do të flasë për momentumin e ri në integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Ndryshe, dje presidentja Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së Joe Biden ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e dytë për Demokraci të organizuar të mërkurën virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.

Osmani ishte folëse në këtë samit karshi liderëve botërorë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika