Osmani: Pjesëmarrja masive e bashkëkombësve në zgjedhje, kundërpërgjigje kundër politikës shoviniste të Beogradit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë vote që ta shfrytëzojnë atë ngase siç thotë ajo në zgjedhjet e sotme parlamentare, pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në ditën e zgjedhjeve që po mbahen atje.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë vote që ta shfrytëzojnë atë ngase siç thotë Osmani në zgjedhjet e sotme parlamentare, pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani.

“Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”, shtoi ajo, njoftohet nga zyra e presidencës.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika