Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Jürg Sprecher

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Konfederatës Zvicerane, Jürg Sprecher.

Në këtë takim, Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

“Sipas presidentes Osmani, mërgata shqiptare në Zvicër është një urë e fortë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e partneritetit ndërshtetëror”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë takim, të dyja palët kanë theksuar raportet mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Presidentja e ka falënderuar ambasadorin Sprecher për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Kosovës, si dhe e ka njoftuar nga afër idhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika