Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Irlandës në Kosovë

Presidentja Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist.

Presidentja Osmani e ka uruar ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Almqvist, ka shtuar se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët për të dy shtetet.

“Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira”, ka njoftuar Presidenca.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e sidomos për mbështetjen e Irlandës ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme brenda Bashkimit Evropian.

Presidentja Osmani e ka njoftuar nga afër ambasadorin Almqvist lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika