Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Kolumbisë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Kolumbisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorja e jorezidente e Kolumbisë në Kosovë, Ligia Margarita Quessep Bitar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e jorezidente e Kolumbisë në Kosovë, Ligia Margarita Quessep Bitar.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani e ka uruar ambasadoren jorezidente të Kolumbisë për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Në këtë takim, të dyja palët kanë theksuar raportet shumë të mira mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e shkëmbimit të studentëve, por edhe në atë të tregtisë dhe ekonomisë.

Presidentja Osmani po ashtu ka njoftuar nga afër ambasadoren lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika