Osmani, presidentja e parë e Kosovës së pavarur që i drejtohet PE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbaj të mërkurën një fjalim në Parlamentin Evropian. Osmani do t’u flas eurodeputetëve për arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në të kaluarën, Parlamenti Evropian kishte nderuar me “Sakharov”, dy personalitetet e rëndësishme të historisë së Kosovës, ish-Presidentin, Ibrahim Rugova dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Një pjesë të rëndësishme të agjendës për ditën e mërkurë, Parlamenti Evropian ia ka kushtuar Kosovës.

Nga foltorja e fjalimeve, eurodeputetëve do t’u drejtohet Presidentja Vjosa Osmani.

Kështu, Osmani do të bëhet Presidentja e parë e Kosovës që mban fjalim në Parlamentin Evropian, pas shpalljes së Pavarësisë, por e dyta në histori.

Në vitin 1998, Parlamenti evropian kishte nderuar modelin e Osmanit në politikë dhe Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova me çmimin “Sakharov”.

Në rrethanat politike në të cilat gjendet Kosova, fjalimi i Osmanit vlerësohet se ka një rëndësi të veçantë.

“Është një mundësi e mirë e Presidentes Osmani që ta paraqes një pozicion kristalizues të Kosovës. Një pozicion që shpresoj të jetë më përafrues edhe me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare dhe që Parlamenti Evropian ta merr një informatë direkte nga Presidentja e Kosovës se çfarë Kosova po mëton të bëj në veri, çfarë dëshiron të arrij me strategjitë e saj në dialogun Kosovë – Serbi dhe cila është zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën në këtë proces”, ka thënë Arbër Fetahu, nga GLPS.

Arbër Fetahu nga GLPS, tregon se vlerën ngjarjes ia shton edhe një fakt tjetër.

“Po ashtu është i rëndësishëm sepse Kosova bëhet e barazvlefshme me shtetet e tjera sovrane që mund të japin fjalime si Presidente të shteteve sovrane, demokratike dhe të pavarura, gjë që edhe kjo mundësi e rikuptimëson vlerën e fjalimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në këtë institucion”, ka thënë Fetahu.

Një pjesë të adresimit para eurodeputetëve, Presidentja Osmani do t’ia kushtoj edhe procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Profesori Seb Bytyçi vlerëson se e para e shtetit ka mjaft të arritura për të treguar.

“Mendoj se ka pasur disa raporte ndërkombëtare që e kanë treguar Kosovën në një pozicion mjaft të mirë sa i përket demokracisë në përgjithësi, demokratizimit sidomos në relacion me shtetet e tjera të rajonit, kështu që mendoj se ka çfarë të thuhet, por meqënëse është hera e parë që mbahet një fjalim i tillë, atëherë mund të flitet edhe përë rrugëtimin e Kosovës që nga paslufta”, ka deklaruar profesori, Seb Bytyçi.

Përveç ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Parlamenti Evropian ia kishte ndarë çmimin “Sakharov” edhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika