Osmani pret në takim Abazoviqin

Kryeministri malazez, Abazoviq, ka mbërritur në Kosovë pasditen e së enjtes. Të shtunën, ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriun, takim ky i cili vjen pas takimit të tij me kryeministrin Kurti dhe liderët opozitarë

Kryeministri në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa- Osmani-Sadriu (Foto: EO)
Kryeministri në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa- Osmani-Sadriu (Foto: EO)

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviq, të shtunën.

Aktualisht, takimi në mes të Osmanit dhe Abazoviqit është duke u zhvilluar në Presidencë.

Gjatë së premtes, Abazoviq u takua edhe me kreun e ekzekutivit, kryeministrin Albin Kurti si dhe me liderët e opozitës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka nënshkruar marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Në fillim të takimit, Kurti dhe Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, përmes së cilës, parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju mirëpresim sot në Prishtinë, në këtë takim që e filluam me bashkëbisedim të hapur me kryeministrin dhe e vazhduam me nënshkrim të një marrëveshje shumë të rëndësishme. Kosova ka shënuar një progres të theksuar ekonomik dhe demokratike në këto dy vite, kemi rritje të ekonomisë, eksportit dhe të të hyrave tatimore dhe investimeve të huaja”, ka deklaruar Kurti pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Kryeministri malazez, Abazoviq, ka mbërritur në Kosovë pasditen e së enjtes.

Për dy ditë radhazi, Abazoviq do të jetë në Kosovë për një vizitë, ku pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve, bizneseve dhe vizita në objektet fetare.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika