Osmani pret në takim Hovenierin, temë diskutimi dakordimi i Bratisllavës

"Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t'i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike"

Osmani pret në takim Hovenierin, temë diskutimi dakordimi i Bratisllavës

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sic thuhet në njoftim e Presidencës, bëhet me dije se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë.

“Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike. Prandaj, presidentja Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në takim njoftohet se u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, “me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika