Osmani pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, diskutuan për avancimin e interesave reciproke të dy shteteve, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme, dhe promovimin e bashkëpunimit në nivelet parlamentare dhe diplomatike

Foto nga Zyra e Presidencës, 15 prill 2024.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas presidentes Osmani, avancimi i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe rritja e koordinimit në fushën e politikës së jashtme, janë në interesin reciprok të të dyja shteteve.

“Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë dhe anasjelltas. Shqipëria për Kosovën është jo vetëm shtet vëllazëror, por edhe një partnere strategjike në rrugëtimin evropian. Siç e kemi pasur mbështetjen në shumë etapa historike të lirisë dhe shtetndërtimit, jemi të sigurt që shteti shqiptar do të jetë në mbështetje tonën kudo ku kemi nevojë”, ka theksuar Osmani.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani ka falënderuar përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe ka theksuar se pret që nesër ata sërish ta bëjnë të njëjtën gjë në procesin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Më tej, Osmani në takim me kryeparlamentaren Nikolla, ka theksuar se diplomacia parlamentare ka rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj diskutuan dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika