Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe e ka falënderuar atë për angazhimin e tij të deritashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Osmani e ka falënderuar amabasadorin Minxhozi për angazhimin e tij të deritashëm dhe i ka uruar suksese në angazhimin e mëtejmë. Ajo e ka vlerësuar bashkëpunimin dhe përkushtimin e ambasadorit për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona.

“Presidentja Osmani deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet, duke thënë se fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi. Në këtë frymë, Presidentja përmendi edhe nevojën e vazhdimit të thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pamje nga takimi

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e rajon, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, presidentja Osmani ka theksuar  rëndësinë e Shqipërisë që të jetë “zëri ynë” në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim.

Tutje në këtë njoftim thuhet se presidentja e vendit ka theksuar se  shqiptarët në të dy anët e kufirit gjithnjë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten faktor stabiliteti në rajon, me orientim të qartë euroatlantik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika