Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Bangladeshit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim lamtumirës me ambasadorin jorezident të Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan, ka theksuar nevojën e mbështetjes për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan, të cilin e ka falënderuar për angazhimin gjatë mandatit të tij.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e përzemërt për angazhimin e palëkundur të Bangladeshit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, presidentja Osmani ka theksuar nevojën e mbështetjes nga Bangladeshi për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mes të tjerash, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, me theks të veçantë në industrinë e tekstilit, e cila është e zhvilluar në Bangladesh.

“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik si një mundësi e shkëlqyer për bizneset nga të dyja vendet për t`i eksploruar perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim.

Presidentja Osmani në këtë takim e ka njoftuar ambasadorin Bhuiyan edhe për edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet më 15-16 prill të këtij viti dhe i cili është një mundësi e mirë për bashkëpunim dhe dialog të mëtejshëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika