Osmani pret në takim ministren Luhrmann, diskutojnë për procesin e Berlinit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sot ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca thuhet se në takim “u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë”, siç thuhet në komunikatën e Presidencës.

Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit, njoftoi Presidenca.

Po ashtu, në takim thuhet se u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast “Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika