Osmani pret në takim ministrin izraelit, thekson nevojën e heqjes së vizave

Presidentja Osmani në takim me ministrin izraelit ka diskutuar për nevojën e heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i cili, sipas Osmanit, do të ndikonte në ndërveprim të shtuar në mes të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të të dyja vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.

Temë diskutimi në këtë takim ishte finalizimi i procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i cili, sipas Osmanit, do të ndikonte në ndërveprim të shtuar në mes të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Osmani, ndër të tjera, e ka përshëndetur nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Tregtisë së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj Deklarate në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të përvojave.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me Izraelin në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

E para e vendit është shprehur e kënaqur me nivelin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, ndërsa ka theksuar se forcimi i mëtejmë i raporteve ndërshtetërore do të rikonfirmohet edhe gjatë vizitës zyrtare të presidentes në Izrael me ftesë të presidentit, Herzog.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika