Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediet janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Dvorak, gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për medie.

Dvorak, për 20 vjet kishte punuar në Kosovë. Ai të martën në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga ministrja e Jashtme, Liza Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika