Osmani pret në takim njoftues ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

Presidentja e vendit ka pritur në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

Pamje nga takimi

Presidentja e vendit ka pritur në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Me këtë rast, presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci për këtë post.

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, njofton Presidenca.

Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë “përkrahjen e pakursyer të sa”.

“Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika