Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas takimit, Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.
Pas këtij takimi, presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.