Osmani pret në takim zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, diskutohet për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja Osmani ka pritur në takim zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

Pamje nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Osmani ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë “urë e fortë lidhëse” ndërmjet dy shteteve.

Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Me zv.ministrin Kemal Bozay, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

“Presidentja Osmani ka përsëritur ftesën për homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës, në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, njofton Presidenca.

Osmani ka diskutuar edhe për hapat konkret të ndërmarr nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratisllavë.

“Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve”, njofton tutje Presidenca.

O

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika