Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander “Sasha” Kasanof. Pas kësaj emisari amerikan pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Kasanof të mërkurën e vizitoi Serbinë ku u prit nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.
Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.