Osmani pret të shtunën në takim Abazoviqin

Pas takimeve të tij me kreun e ekzekutivit dhe liderët opozitarë të premten, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta nisë të shtunën duke takuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Foto e mëhershme e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do ta presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të shtunën.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes, gjersa thuhet se takimi pritet të nisë nga ora 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit. Luten mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, që të jenë në Presidencë më së voni në orën 09:40”, thuhet në njoftim.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e presidentes.

Gjatë së premtes, Abazoviq u takua edhe me kryeministrin Kurti dhe liderët opozitarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika