Osmani prezanton këshilltarin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së

Politika e Jashtme  është duke dhënë rezultate sipas shefit të diplomacisë së shteti maqedonas, Bujar Osmani, gjersa ka shtura se me nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian vendi i tij është hyrë në fazën e fundit para anëtarësimit në BE

Ish-kryenegociatori i negociatave për pranimin e Kroacisë në BE , Vladimir Drobnjak dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

 





Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,  e ka prezantuar këshilltarin për integrimin e vendi të tij, në Bashkimin Evropian(BE), e i cili është Vladimir Drobnjak, ish-kryenegociatori i negociatave për  pranimin e Kroacisë në BE.

Osmani i ka i numëruar disa nga sukseset e politikës së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“Brenda disa viteve, anëtarësuam vendin në NATO, filluam negociatat me BE-në dhe u bëmë kryesues të OSBE-së”.

“Në detyrën e shefit të delegacionit shtetëror në bisedimet me Bashkimin Evropian takova ish shefin e ekipit negociues të Kroacisë Drobnjak,të cilin e kemi angazhuar si këshilltar të strukturës sonë negociuese”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Fillimi i bisedimeve me BE-në është hyrje në kapitullin e fundit para anëtarësimit të plotë”.

Sipas Osmanit, politika e Jashtme  është duke dhënë rezultate.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika