Osmani prezanton planin 9-të pikësh të OSBE-së për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës

"Arritja e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë: Rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike"

Pamje nga Zveçani

Ministri i jashtëm maqedonas njëherësh edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka prezantuar planin e OSBE-së për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Plan-propozimi prej 9 pikash kërkon që kryetarët e katër komunave në veri të vendit të japin dorëheqjen gjatë verës së këtij viti, shteti i Kosovës të tërheq njësinë speciale nga ajo pjesë e vendit dhe Serbia të ul gatishmërinë ushtarake.

Plan-Propozimi i OSBE-së:

Udhërrëfyesi: 9 Hapat për De-përshkallëzimin dhe Normalizimin

Arritja e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë: Rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.

  1. Kosova dhe Serbia rikonfirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit.
  2. Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.
  3. Policia e rregullt, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it, merret me sigurinë tokësore.
  4. Protestat anulohen, funksionet dhe shërbimet komunale rikthehen. Jeta normale rifillon. Aksesi u jepet punonjësve komunalë.
  5. Kryetarët e komunave japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme komunale.
  6. Zgjedhjet të parakohshme komunale të mbajtura këtë vit.
  7. OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin dhe besushmërinë dhe konfidencën ndërmjet komuniteteve
  8. OSBE-ja angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit
  9. OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika