Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka qenë në Bondsteel nga ku kanë thënë se prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ishte sot në kampin amerikan Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet kolonel Matthew O. Dinenna dhe Terry A. Saul.

Në këtë ceremoni prezent ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërkaq e para e shtetit theksoi se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë.

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika