Osmani: Prezenca ushtarake e Serbisë në Kosovë ka përfunduar në qershor 1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në seancën solemne në Kuvend ka thënë se kjo ditë është reflektim i idealeve të brezave të vendit ndër shekuj dhe se 17 shkurti është e arritura më e madhe historike e Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo datë nuk është unike vetëm për peshën historike që mban, por edhe e veçantë në rrafshin emocional.

“17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike. Kjo ditë është reflektim i idealeve tona të brezave tonë ndër shekuj, aq sa është datë unike për peshën historike, është datë e veçantë edhe në rrafshin emocional, sepse është rreth një kauze të përbashkët të dashurisë për Republikën. Prandaj, le t’i gëzohemi lumturisë që na tashmë jemi popull i lirë, qytetarë të lirë në vendin tonë, sot përulemi para brezave që iu dedikuan lirisë”, ka deklaruar Osmani.

E para e vendit ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit të mbështetur nga Serbia në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Ajo tha se heroi Afrim Bunjaku dha jetën e vet për t’i dhënë jehonë kumbuese motos “Kosovë, ne të dalim Zot”.

“Në mëngjesin e 24 shtatorit djemtë e vajzat tona kanë dëshmuar se atdhedashuria është virtyt, ata dëshmuan se Kosova është dhe do të mbetet e lirë dhe sovrane dhe e zonja që ta mbajë paqen të palëkundur në rajon. Heroi Afrim Bunjaku dha jetën e vet për t’i dhënë jehonë kumbuesee motos Kosovë të dalim Zot’”, ka vijuar Osmani.

Osmani theksoi se prezenca ushtarake e policore e Serbisë ka përfunduar në qershor të vitit 1999, kur qiellin e Kosovës e pushtoi fryma e lirisë.

“Le të jetë e qartë, prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar një herë e përgjithmonë në qershor më 1999, kur qiellin e Kosovës e pushtoi fryma e lirisë. Mëngjesin e 24 shtatorit djemtë e vajzat tona kanë dëshmuar përkushtim e sakrificë për të mbrojtur vendin e tyre”, është shprehur Osmani.

Osmani ka falënderuar vendet aleate të cilat ndihmuan në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në mënyrë të veçantë duhet t’u falënderohemi miqve tanë të lirisë. Ju ishin me ne përgjatë rrugëtimit tonë kur na mohohej çdo e drejtë, kur shtypeshim mizorisht e kur luftonim për lirinë, kur u çliruam e kur ndërtuam institucionet tona demokratike. E ju kemi pranë pa asnjë dyshim edhe sot në mbrojtje të sovranitetit, të kufijve tanë, dhe demokracisë. Aleanca jonë me ShBA-në qëndron si shtylla më e fuqishme e shtetësisë sonë”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika