Osmani pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me një ceremoni zyrtare në Tiranë nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj. Pas ceremonisë dhe takimit mes tyre, ata do të mbajnë edhe një konferencë për media

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur të hënën me një ceremoni zyrtare nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Të dy presidentët pritet të zhvillojnë një takim, teksa pas takimit rreth orës 11:40 – 12:05, dyshja do të kenë edhe një konferencë për media.

Osmani do të takohet edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe me kryeministrin Edi Rama.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri edhe nesër, teksa parashihet të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Pas këtyre takimeve nga ora 11:40 – 12:05 , dy presidentët do të mbajnë konferencë për medie.

“Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, presidentja Osmani në një ceremoni do t’ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare”, thuhet në komunikatën për media.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit, agjenda e presidentes do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, presidentes do t’ii dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë” e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.

Ndërkaq, në Durrës, presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika