Osmani pritet me nderime nga ushtria amerikane në West Point

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësojë Kosovën në takimet e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës së saj, ajo është pritur me nderime nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point.

Osmani ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për pritjen që i është rezervuar nga ushtria amerikane.

“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point!”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika