Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut Henri.
Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës. U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç’rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.
Në takim, Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.