Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Francë.
Osmani u prit sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare,” ka shkruar Osmani.