Osmani pritet nga presidenti i Singaporit, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Në takimin e tyre është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Përmes një postimi, Osmani e ka falënderuar presidentin e Singaporit për “pritjen e ngrohtë”.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, por në fokus në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

“Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në forumin ekonomik, “Bloomberg New Economy Forum”, që po mbahet në Singapor.

Lexo dhe: Forumi ekonomik në Singapor, Osmani: Kosova është një destinacion atraktiv për investimet e huaja

Në këtë forum, Osmani ka thënë se Kosova është bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim, duke shtuar se kanë përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika