Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.
Takimi pritet të nisë në ora 09:00.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, Osmani dhe Allen do të deklarohen për medie.
Pos takimit me Osmanin, Allen do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi raportohet se do të fillojë në ora 10:15.
Kjo vizitë e saj në Kosovë është në kuadër të një turi ballkanik që Allen është duke e bërë këto ditë.