Osmani pritet të takohet me emisarin britanik

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, të enjten e pesë janarit do ta vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me krerët e shtetit, duke nisur nga presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e pesë janarit do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Takimi do të nisë në orën 15:00, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm  të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Stuart Peach do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit ku theksohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Kurti të enjten pret në takim emisarin Stuart Peach

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika