Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Brukselit për të zhvilluar vizitë zyrtare në selinë e NATO-s.
Këtë të enjte, Osmani do të pritet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin, do të realizojë takim bilateral pasditen e së enjtes.
Pas këtij takimi, dy të lartcekurit do t’u adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.
Krahas takimit me Stoltenberg, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë.