Osmani priti në takim ambasadorin Walker: Përjetësisht mirënjohës, faleminderit që ishe zë në ditët tona të vështira

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të dielën në takim ish-ambasadorin William Walker, të cilit i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tij

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim mikun e Kosovës, ish-ambasadorin William Walker.

Osmani i shprehu edhe mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker, për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.

“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, ka thënë Osmani, njofton Zyra e Presidentes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika