Osmani priti në takim një grup të grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një grup të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe ka theksuar se Presidenca e Republikës së Kosovës është e fokusuar në përkrahje të komuniteteve të margjinalizuara

Ilustrim





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një grup të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të shoqëruara nga përfaqësuese të qendrës Concordia në Prizren.

Presidentja Osmani u informua rreth punës dhe projekteve të qendrës Concordia, e cila është e fokusuar në përkrahje të fëmijëve dhe grave nga komunitetet e margjinalizuara në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Presidencës, kjo qendër punon kryesisht me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Presidentja u informua edhe me fushëveprimin e organizatës në përkrahje të fëmijëve dhe grave të këtyre komuniteteve përmes shërbimeve të ndryshme psiko-sociale dhe edukative.

Ndër tjera, Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj të palëkundur dhe të Presidencës së Republikës për mbështetjen e komuniteteve të margjinalizuara, me theks të veçantë fëmijët dhe gratë, duke përmendur rëndësinë e një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika