Osmani publikon video të punës katërvjeçare deri më tani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka shënuar vitin e saj të katërt në pushtetin si presidente. Kuvendi i Republikës së Kosovës më 4 prill 2021, me 71 vota për zgjodhi atë si presidente.

Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kundërkandidat kishte Nasuf Bejtën.

E sot, në katëvjetorin e mandatit të saj, presidentja Osmani ka publikuar një video me takimet e punën e saj.

“Çdo ditë, para se gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën!  Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, shkruan ajo.

Në videon e publikuar në Facebook, Osmani ka paraqitur pjesëmarrjen e saj në Këshill të Sigurimit, takimet me liderët botërorë, si presidentin amerikan, Donald Trump, takimet me liderët e BE-së, me shefin e NATO-s, e takime tjera vendore.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika