Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale

Pas takimit me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken ku është diskutuar për marrëveshjen e Kosovës me MCC-në, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar takimin si nder të veçantë

Takimi i presidentes së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

“Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale,” shkruan Osmani në postimin e saj.

Takimi me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken ka qenë nder për presidenten, e cila ka shkruar se kanë rikonfirmuar partneritetin e palëkundur, dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik,” shkruan Osmani.

Presidentja ka theksuar se do të qëndrojnë në krah së bashku për adresimin e sfidave të cilat i ka cilësuar si të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika