Osmani: Referendumi i shtatorit të vitit 1991 vuri themelet e para të shtetit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se referendumi i vitit 1991, vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ajo ka kujtuar të gjithë ata që organizuan ose iu përgjigjën thirrjes për referendum

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





“Më 26-30 shtator 1991, Kosova e shprehu me referendum, vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur, në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci, të shprehur paraprakisht në Deklaratën e 2 Korrikut dhe të kodifikuar juridikisht në Kushtetutën e Kaçanikut”.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka theksuar se ky referendum vuri themelet e para të shtetit të Kosovës.

Sipas Osmanit, ai ishte një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese.

“Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit, për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova”.

Në këtë përvjetor, presidentja Osmani ka kujtuar të gjithë ata që organizuan ose iu përgjigjën thirrjes për referendum.

Siç thekson Osmani, ata janë kujdesur që zanafilla e shtetit të ri të mbajë vulën e deklarimit të lirë të qytetarëve të saj.

“Vullneti i tyre qe përcaktues për të ardhmen e vendit tonë”, shtoi presidentja.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika