Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka pritur në takim disa të rinj të suksesshëm në fusha të ndryshme të arsimit.
Osmani ka deklaruar se rinia është fryma dhe themeli i Republikës së Kosovës.
Matematicientët, juristët e shkencëtaret të rinj sipas saj, po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës, thuhet se pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë kosovar si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga MKRS, ceremoni në të cilën Kurti ka theksuar se do të zhvillohen programe për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta.
Besfort Shala, matematikani 22-vjeçar i cili synon të bëhet hulumtues në universitetet botërore