Osmani rithekson vullnetin e Kosovës për antarësim në NATO, përgjatë takimit me Zëvendëssekretarin, Geoana

Në takimin e përfaqësuesve të 30 shteteve anëtare të NATO-s, është thënë se dialogu Kosovë-Serbi, do të gjejë zgjidhje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve “si dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”

Presidentja Osmani dhe Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana,
Presidentja Osmani ka vlerësuar lart vizitën e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Sipas saj, vizita e tij paraqet një risigurim të përkushtimit të NATO-s ndaj Kosovës, njëherësh edhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.
Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Presidentja Osmani ka uruar Geoana-n për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid.
Ndërsa, Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka falënderuar Osmanin për strehimin e refugjatëve afganë, dhe për mbështetjen e popullit të Ukrainës.
Presidentja Osmani ka ritheksuar mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë e tyre për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi.
Njëherësh, ajo ka rithënë vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike, me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka deklaruar se e mbështet procesin e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës e Serbisë përmes dialogut, duke thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjes.

Në takimin e përfaqësuesve të 30 shteteve anëtare të NATO-s me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, në Prishtinë, është thënë se dialogu Kosovë-Serbi, do të gjejë zgjidhje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve “si dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”. Geoana ka theksuar se NATO-ja do të jetë e përkushtuar për mjedis të sigurt dhe për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Në takimin e shteteve anëtare të NATO-s në Prishtinë, është thënë se dialogu Kosovë-Serbi pritet të gjejë zgjidhje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve e njëherësh, edhe rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme.

Nërkaq, Geoana ka thënë se pushtimi rus në Ukrainë është shkaktari i një ndryshimi rrënjësor të arkitekturës evropiane të sigurisë.

Sipas tij, NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në rajon.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoan

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika