Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka pranuar shkresën zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve në Kuvend.
Në një deklaratë për media, Osmani theksoi se tani ka një afat kushtetues prej 30 ditësh për thirrjen e seancës konstituive. Ajo theksoi se ekipi i saj ligjor po analizon të gjitha aspektet për përgatitjen e seancës, në mënyrë që konstituimi i Kuvendit të mos dështojë.
“Ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në presidencën e Kosovës, ku njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara ku mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Për momentin ekipi ime ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për përgatitje të kësaj seance në mënyrë që kur të thirret mos të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës…”, ka thënë Osmani.
“Nuk mund të jap një datë të saktë, por shumë shpejt do ta kemi edhe datën e mbledhjes” ka theksuar Osmani.