Osmani: Serbia po akuzon sepse dëshiron që të fshehë armatosjen e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se armatosja e Serbisë nga Kina dhe Rusia është shqetësim për rajonin, mirëpo Vuçiq nuk mund të fshihet prapa deklarimeve se kinse të gjitha vendet e rajonit po armatosen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

“Kosova po militarizohet është temë që ata e shpikin, thjesht të ndryshojnë narrativën se kinse të gjithë po e bëjnë” ka thanë presidentja Osmani.

“Fushat e Serbisë kundër Kosovës dhe partnerëve të saj, gjithnjë vjen në momente kur ata dëshirojnë me fsheh diçka. Kjo ka filluar në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga armatosja e shqetësues që po bënë Serbia këto ditë, edhe ka ndodhur me muajt të tërë edhe para sulmeve në Ukrainë edhe gjatë sulmeve atje. Siç e dimë në aspekti ushtarak partner kryesor Serbia e ka Rusin edhe Kinën”, ka deklaruar, Osmani në një intervistë për Kallxo.com, të transmetur në RTV Dukagjini.

Ilustrim

Tutje, ajo i ka cituar disa nga deklaratat e Vuçiqit, gjatë një ceremonie të pranimit të armatimit kinez. Ai kishte thënë  “me këto arme sulmuese ne mund të sulmojmë deri 9 km në thellë në territorin e armikut”. Sipas Osmanit, synimet e tij janë që t’i sulmojë në perimetërin, në të cilin janë tetë shtete, ku gjashtë prej tyre janë anëtare të Aleancës Veri Atlantike (NATO), ndërsa vetëm Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, nuk janë anëtare të NATO-s.

Armatosja është rritur në numër marramendës, dhe dëshirojnë që të bëhen fuqi dominues në rajone, është ajo çfarë kishte thënë ministri i mbrojtjes se Serbisë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

“Nuk kemi marrë armë në kontekstin se qysh po e thotë presidenti i Vuçiq, por ne jemi në partneritet me Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA), edhe me shtete anëtarë të NATO-s jo vetëm një në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë më mjetet për të cilat ushtria jonë ka nevojë, gjithë kjo është në përputhje me plane e tranzicionit 10 vjeçar”, ka deklaruar Osmani.

Në rast sulmi, Kosova është e gatshme të ballafaqohet me kapacitetet e saj që ka, mirëpo, sipas Osmanit, “NATO e sheh situatën në terren e jo deklaratat politike të Vuçiqit, por tjetër kush merret me deklaratat politike, por edhe ata i shohin me shqetësimi këto deklarata”.

Për fund presidentja ka thënë se, roli paqruajtësve si NATO, nuk ka rol të marrë anë në konflikt, por thjesht të bëjë parandalimin e konfliktit duke e siguruar paqen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika