Osmani shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Marok

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit në Marok

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Lidhur me tërmetin që goditi këtë të shtunë Marokun, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut “në këtë kohë tragjike”.

“I urojmë forcë, shërim dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok. U shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre sot. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, ka shkruar Osmani.

Televizioni shtetëror maroken raporton se nga tërmeti që goditi këtë shtet sot (e shtunë), numri i të vdekurve ka shkuar në 820.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika