Osmani shprehet e hapur për bashkëpunim për avancimin e të drejtave të grave

Presidentja Osmani është njoftuar nga afër lidhur me sfidat të cilat po përballen gratë në Kosovë dhe nevojën e vazhdueshme për plotësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore e cila garanton mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim Grupin Avokues për Mbrojtjen e Grave.

Siç njofton Presidenca, ky grup është një grup joformal i përbërë nga 12 organizata joqeveritare, ku përfshihen organizata nga grupe të cenueshme dhe strehimoret në Kosovë, si dhe organizata të cilat kanë për qëllim angazhimin në promovimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e dhunës në familje.

Presidentja Osmani është njoftuar nga afër lidhur me sfidat të cilat po përballen gratë në Kosovë dhe nevojën e vazhdueshme për plotësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, e cila garanton mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.

E para e vendit është shprehur e hapur për bashkëpunim të mëtejmë dhe koordinim të ngushtë me organizatat në këtë drejtim dhe në fusha të tjera, të cilat garantojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave në vend.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika