Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një kombi të madh

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh.

Ajo tutje është shprehur se seanca e përbashkët e dy kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë “duhet shërbej si një thirrje për veprim, ne po jetojmë në një kohë të trazuar që do një bashkëpunim”.

“Një Shqipëri e fort do të thotë një Kosovë me të fortë. Dua të shpreh urimet e mia të përzemërta për arritjet e Shqipërisë për hapat në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Edhe Kosova mbetet e angazhuar çdo ditë për tu anëtarësuar në BE”, ka thënë ajo.

E para e vendit tutje tha se pengesat të cilat i ka Kosova janë të mëdha.

“Fatkeqësisht pengesat që Kosova përballet janë të mëdha, për të kaluar këto pengesa na duhet mbështetja e Shqipërisë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do i jepte fund apetiteve të Serbisë mbi Kosovën”, ka thënë ajo.  

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika