Osmani: Siç kemi pasur nevojë më parë, edhe tani kemi nevojë për Shqipërinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur pas takimit me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, se Kosova dhe Shqipëria po punojnë drejt qëllimit të integrimimit në proceset euro-atlantike

Osmani: Siç kemi pasur nevojë më parë, edhe tani kemi nevojë për Shqipërinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova siç ka pasur nevojë më parë, edhe tani ka nevojë për Shqipërinë, sidomos ka theksuar ajo për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në një konferencë për media së bashku me Begajn, Osmani theksoi se Kosova e Shqipëria qëndrojnë me një qëllim për integrim në proceset euroatlantike.

“Jam gjithnjë e lumtur sa herë që vi ne Shqipëri sepse e shohim mbështetjen e saj ndaj Kosovës. Natyrisht që folëm për të arriturat e të dyja shteteve dhe për sfidat të cilat duhet t’i kalojmë së bashkë. Përballë tyre ne qëndrojmë me një qëllim për integrim euroatlantik. Siç kemi pasur nevojë më parë, edhe tani kemi nevojë për Shqipërinë, sidomos për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika