Osmani: Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Osmani ka thënë se Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë që ka mbështetur Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo shpreson që të ketë një vendim final në muajt e ardhshëm sa i përket çështjes së vizave, sepse siç thotë ajo, kriteret janë përmbushur qe një kohë të gjatë

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se Sllovenia në çdo sferë ka mbështetur Kosovën dhe është zë i fortë i këtij vendi në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit drejt BE-së.

“Integrimi drejt BE-së, ka qenë rruga e vetme që ne kemi ecur dhe do të ecim në të ardhmen”, ka thënë Osmani.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi, ajo ka thënë se procesi është duke vazhduar.

“Gjatë korrikut, do të kemi takim të kryenegociatorëve. Kemi bërë marrëveshjen për energji dhe progres në marrëveshjen për reciprocitet të targave”, ka shtuar Osmani.

Sipas Osmanit, Kosova në këtë dialog është palë kreative dhe konstruktive, dhe më këtë qasje siç thotë ajo, do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me presidentin slloven, Borut Pahor

Ajo shpreson që me mbështetjen e Sllovenisë, të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Siç u theksua nga presidenti slloven, ne kemi përmbushur kriteret qysh moti, kështu që presim për një vendim final në muajt e ardhshëm”, ka shtuar Osmani.

Ndërsa sa i përket mbështetjes së Ukrainës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Osmani është shprehur se populli i Kosovës më së miri e kupton popullin ukrainas, sepse situatë të ngjashme siç thotë ajo Kosova ka përjetuar në luftën e vitit 1999.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika