Osmani: Solidarizohemi me Izraelin në këto orë të errëta

Presidentja Osmani, lidhur me sulmin në Izrael ka thënë se janë të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve atje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmin me raketa në Izrael që ndodhi gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se janë të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve në Izrael.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.

Numri i të vrarëve nga raketat e lëshuara nga Gaza në Izrael ka shkuar në 22.

Lexo dhe: 22 të vrarë nga sulmi me raketa në Izrael

Nga ky sulm ka më shumë se 250 viktima, përfshirë të vrarët, raporton CNN, përcjellë Dukagjini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika