Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidarizimin e Kosovës me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit, pas tërmetit shkatërrues.

Në një postim në X, presidentja Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar ajo.

Bilanci i viktimave në Mianmar është rritur mbi 1.600, ndërsa i të lënduarve mbi 3.400. USGS vlerëson se numri i të vdekurve mund të kalojë 10,000.

Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi rreth 1.2 milion banorë. Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën.

ipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti që goditi dje Myanmar ishte më i forti në më shumë se një shekull. Tërmeti i fundit me magnitudë të ngjashme u regjistrua në vitin 1912 në Taunggyi, në Mianmarin lindor-qendror./KP

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika