Osmani: Sot e përjetë do t’i ruajmë aleancat që i ka ndërtuar presidenti Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e aleancave të ndërtuara nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, duke thënë se ato ende janë të nevojshme për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në një kohë të vështirë ka ndërtuar aleanca që ende i duhen Kosovës.

Osmani në një deklarim para mediave pas homazheve që bëri së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, te varri i presidentit historik në 18 vjetorin e vdekjes së tij, ka theksuar se aleancat që i ndërtuar Rugova do t’i ruajnë përjetë.

“Presidenti Rugova arrit në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhet Kosovës. Prandaj, sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecnim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovës të pavarura, sovrane, të integruar në BE e në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka thënë Osmani.

Përveç Osmanit e Kurtit, homazhe kanë bërë edhe partia që dikush udhëhiqte Rugova, LDK-ja, po ashtu edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika