Osmani: Sot mbi 30 minatorë kanë kërkuar tretman mjekësor

"Dita e 4-të, gjendja momentale është e rëndë, gjendje katastrofale, na si sindikatë kemi pritur që kërkesat e minatorëve të përmbushen sa më shpejt. Sot mbi 30 minatorë janë dërguar për tretman mjekësor pasi u është përkeqësuar gjendja shëndetësore", ka thënë Osmani nga Sindikata e minatorëve të “Trepçës”

Gani Osmani nga Sindikata e minatorëve të “Trepçës” ka bërë të ditur se në ditën e katër të grevës së urisë së minatorëve, mbi 30 punëtorë janë dërguar për tretman mjekësor.

“Dita e 4-të, gjendja momentale është e rëndë, gjendje katastrofale, na si sindikatë kemi pritur që kërkesat e minatorëve të përmbushen sa më shpejt. Sot mbi 30 minatorë janë dërguar për tretman mjekësor pasi u është përkeqësuar gjendja shëndetësore”, ka thënë Osmani.

Në emisionin “FIVE”, Osmani ka thënë se minatorët nuk dalin nga miniera deri sa t’u plotësohen kërkesat, kështu që nuk dihet sa do të zgjasë greva.

“Mirëpo, deri sot nuk ka ndonjë përgjigje, minatorët janë në kushte ekstreme, minatorët kanë kërkesa se janë grumbulluar të gjitha gjërat pasi ka keqmenaxhim, ne jemi viktimë, kur vjen fundi i muajit nuk është paga që na takon me ligj”, ka vijuar ai.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Sot, Ministria e Ekonimisë ka thënë se është njoftuar me kërkesat e grevistëve më 24 tetor dhe se qeveria ka ndarë mjete një ditë para grevës dhe se ndërmarrja ka ekzekutuar pagat një ditë pasi kishte filluar greva.

Siç ka theksuar më tutje, pas mjeteve financiare i vetmi kusht i minatorëve që ka mbetur pa u plotësuar ka qenë shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika